Zjarr me përmasa të mëdha në njësinë administrative Ulëz në fshatin Madhesh në bashkinë e Matit.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se janë raportuar disa vatra zjarri, ndërsa rrezikohen 5 banesa dhe dy stane bagëtish. Por terreni i vështirë rrezikon që të ndërhyjë zjarrfikësja. Po ashtu rrezikohen banesa dhe stanet e bagëtive, ndërsa kjo është një zonë e mbrojtur.

Sakaq, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, pasi terreni është shumë i vështirë. Punonjësit e bashkisë së Matit dhe punonjësit e zjarrfikëses po luftojnë me flakët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: