Është depozituar në Kuvend kërkesa e një grupit të deputetëve të PS për masa ndëshkimore ndaj 24 deputetëve të PD.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se kërkesa pritet të merret në shqyrtim nga Këshilli i Etikës, që mësohet se do të mblidhet ditën e nesërme.
Këshilli ka 48 orë orë nga dorëzimi i kërkesës për ta marrë në shqyrtim.
Pritet të shqyrtohen një sërë aktesh dhe të shihen filmimet e asaj që ndodhi dje brenda dhe jashtë Kuvendit.
Pritet të shihet se cilat janë masat që do të miratohen, referuar Rregullores.
(BalkanWeb)