LIBRAZHD

Zjarri me përmasa të mëdha që u shfaq mbrëmjen e fundjavës që lamë pas në masivin pyjor midis Malit të Xhyrës dhe Malit të Dardhës është izoluar plotësisht rreth orës 16.00 të kësaj të hëne. Flakët që ishin përhapur në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë kanë shkaktuar djegie të pjesshme në një sipërfaqe prej të paktën 2 ha në vendin e quajtur “Dritaj”.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe ndërhyrja me mjete ishte e pamundur për shkak të mungesë së rrugës dhe terrenit të vēshtirë.Për izolimin e vatrave të shumta të zjarrit punuan për një kohë të gjatë dhjetra forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Librazhdit si dhe banorë të zonës nga Njësia Administrative Hotolisht.Gjithashtu një zjarr tjetër me përmasa alarmante përfshiu gjatë 24 orëve të fundit një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në zonën e shpallur “Trashëgiminë Botërore e UNESCO-s” në Rrajcë të bashkisë Prrenjas.

Burime zyrtare raportuan se nga zjarri në këtë zonë janë dëmtuar 7 ha pyje ahu. Zjarri është shfaqur në vendin e quajtur “Përroi i Peshkut” pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Për shkak të terrenit të vështirë për shuarjen e zjarrit janë përdorur helikopterë si dhe forcat e Armatosura si dhe punonjës të administratës për zonat e mbrojtura dhe forca ndihmëse nga disa bashki të tjera.

45424030 2166282680289924 970253882628243456 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb