Një zjarr masiv shpërtheu në një kompleks apartamentesh katërkatëshe në Miami.

Zjarrfikësit dhe oficerët e policisë mbërritën pranë qendrës së Miamit pasi morën thirrje për një zjarr rreth orës 8:15 të mëngjesit dhe filluan të shpëtojnë banorët nga ballkonet e ndërtesës, tha kryetari i bashkisë së Majamit, Francis Suarez gjatë një konference për shtyp.

Suarez tha se reaguesit e parë që mbërritën gjetën gjithashtu një burrë me plagë me armë zjarri në vendngjarje. Ai u dërgua në spital, ku ndodhej në gjendje kritike për jetën. Zyrtarët thanë se të shtënat janë pjesë e një hetimi aktiv. Ata dhanë disa detaje të tjera.

Kryebashkiaku tha se dy zjarrfikës u dërguan në spital për shkak të lodhjes nga nxehtësia dhe të dy ishin në gjendje të qëndrueshme.

Zyrtarët e policisë së Majamit thanë se ky ishte “një incident i izoluar”, që do të thotë se nuk kishte asnjë person të armatosur në liri.

Pamjet tregonin flakë që ngriheshin nga ndërtesa së bashku me shtëllunga të mëdha tymi disa orë pasi filloi zjarri.

Kompleksi i apartamenteve Temple Court përbëhet nga njësi me një dhomë gjumi dhe studio pranë lumit Miami.

Banorët, shumë prej tyre të moshuar, u dërguan në një zonë ku u ofruan ushqim dhe çdo mjekim që u nevojitej, tha Suarez.

Tymi nga zjarri po kalonte gjithashtu dhe në pjesën më të madhe të qendrës së Majamit.

Nuk dihet menjëherë nëse ka të lënduar nga zjarri.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb