ZELANDE e RE– Më shumë se 1,800 hektar pyje në Zelandën e Re janë përfshirë nga një zjarr masiv, ndërkohë që është bërë evakuimi i qindrave familjeve në qytetin e Christchurch, i cili ndodhet shumë pranë zonës së përfshirë nga flakët, ndërkohë ushtria ka zbarkuar në zonë për tu ardhur në ndihmë zjarrfikësve. 130 zjarrfikës janë aktivizuar në zonë për të vendosur nën kontroll zjarrin dhe janë duke u ndihmuar edhe nga forca ushtarake. Gjithashtu në përpjekje për të vendosur nën kontroll zjarrin, 14 helikopter dhe 3 avion zjarrfikës kanë ardhur nga Ishujt Jugor Sipas raportimeve nga mediat e huaja nga flakët janë djegur 11 shtëpi por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të person të dëmtuar. Autoritetet njoftojnë se kanë bërë evakuimin e 400 familjeve, shtëpitë e të cilave rrezikoheshin nga flakët, ndërkohë që shumë persona të tjerë kanë zgjedhur për tu larguar ndonëse momentalisht shtëpitë e tyre nuk rrezikohen nga zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: