ELBASAN

Një zjarr masiv ka rënë pranë një marketi në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit. Mësohet se nga flakët rrezikohen edhe banesat përreth.

Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se shkaku i zjarrit është diegia e kutive të ambalazhit, të cilat ndodheshin jashtë marketit. Ndërkohë, forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb