BURREL

Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkan Web” se zjarri i rënë një ditë më parë në vendin e quajtur Kongrazhd në afërsi të Burrelit ka marrë përmasa të frikshme. Ai thotë se me gjithë ndërhyrjen e bërë nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, të shërbimit pyjor, zjarrfikëses së Bashkisë Klos dhe forcave të ushtrisë nuk është arritur të neutralizohet zjarri.

Vatra është ende aktive dhe vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.  Mësohet se sipërfaqja përshkuar nga flakët ka shkuar në 60 hektar. Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe Menaxhimit të pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, kërkon ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.

Stana tha se ka dyshime që zjarri është i qëllimshëm, ndërsa shton se 5 vatra zjarri janë shfaqur vetëm në Mat.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb