GJIROKASTER

Një zjarr ka përfshirë kodrën e Kordhocës, me vendodhje pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se zjarri ndodhet fare pranë  banesave  dhe favorizohet nga era  e fortë.


  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht 5 pisha të mëdha janë djegur plotësisht dhe 10 janë të përshkuara nga zjarri. Forcat zjarrfikëse arritën të mbajnë zjarrin larg banesave. Zjarri ka prekur kurorën e pishave.

(BalkanWeb)