Mëngjesi I datës 6 gusht nisi me një lajm të padëgjuar më parë: ka rënë zjarr në Bllok! Një zjarr i paparë, i shumëpritur dhe… i shijshëm! E kush tjetër do të ishte përgjegjës për këtë përveç Mbreti të Shijes, Burger King!
Burger King hap dyert e restorantit të tij më të ri, tashmë në zemër të Tiranës.
Shtëpia e Whopper-it që prej vitit 1954, Burger King vjen në Bllok pas kërkesave të shumëta nga vetë klientët, si dhe është pjesë e një serë restorantesh që pritet të happen në të gjithë Shqipërinë.
Burger King erdhi në Shqipëri dy vite më parë, fillimisht në Tirana East Gate e mandej në Qendrën Tregtare Univers. Nga sot, ai ndodhet më pranë se kurrë, në Rrugën Sami Frashëri, për të sjellë jo vetëm produktet unike që nuk ofrohen askund tjetër, por dhe shërbim të shpejtë e cilësor për të gjithë.
Nga Whopper-i tradicional e deri tek produktet me pulë, bacon apo extra djathë. Gjithçka në Burger King vjen si askund tjetër dhe vjen flame grilled – e pjekur në skarë.
Kjo verë do të jetë zjarr me Burger King!