DEVOLL

Një zjarr i madh ka rënë në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ziçisht. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se vatra e zjarrit është shfaqur në vendin e quajtur  “Gështenjat”.

Mësohet se flakët kanë djegur disa pemë, por edhe një sipërfaqe të konsiderueshëm, e cila ishte e mbushur me bimësi të ulët.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve ka bërë që flakët të vihen në kontroll dhe falë koordinimit me banorët e zonës, ata arritën të pengonin përhapjen e mëtejshme të flakëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: