GJERMANI– 12 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe shtatë adoleshentë si pasojë e shpërthimit të zjarrit në dy qendra strehimi emigrantësh në Bavari të Gjermanisë.

Policia ka arrestuar një person, pasi dyshon se zjarret ishin të qëllimshme. Bavaria është ndalesa e parë e të gjithë klandestinëve që mbërrijnë në Gjermani.

Gjatë këtij viti në Gjermani ka pasur 200 sulme në qendrat e klandestinëve dhe sipas mediave gjermane, autoritetet gjermane kanë ndëshkuar vetëm një pjesë të vogël të autorëve.

Megjithatë në shoqërinë gjermane ka një zemërim në rritje për fluksin e madh të klandestinëve, gjë e cila bëri që kancelarja Merkel të premojë zvogëlimin e numrit të refugjatëve javën e kaluar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb