FIER

Një zjarr ka përfshirë pjesën kodrinore të zonës se Vreshtasit në Cakran të Fierit. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se flakët kanë djegur një sipërfaqe me ullinj,  shkurre edhe ferra. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa flakët janë vënë në kontroll të plotë.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë rrezik në banesa, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: