FIER

Një zjarr ka përfshirë disa shkurre dhe peme anës lumit Gjanice në fshatin Drize Myrteza në njësinë administrative Qendër në qarkun e Fierit.

Zjarri është vendosur nga banorë të fshatit Plyg e me pas i favorizuar nga era  është përhapur edhe me tej në fshatin Drize Myrteza.

Zona është e banuar dhe nga flakët janë rrezikuar 4 banesa, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve është shmangur djegia e tyre.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit në kohë dhe aktualisht kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla ende pa u fikur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: