Zjarr në fshatin Remanicë në Njësinë Adninistrative Velabisht, në Berat. Situata është vënë shpjet nën kontrroll nga zjarrëfikësit, pa lejuar përparimin e flakëve drejt pyllit me pisha. Digjet një sip prej 300 m2,me shkurre, ferra e bar të thatë. Zjarri ka qënë i qëllimshëm.

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë,në Njësinë Administrative Velabisht në Berat. I favorizuar nga era, zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se pas marrjes së njoftimit, drejt zonës së zjarrit janë nisur shërbimet zjarrëfikëse, me 8 efektivë dhe 2 mjete. Situata është vënë shumë shpjet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, që përveç lokalizimit të shpejtë të flakëve, nuk kanë lejuar përparimin e tyre drejt pyllit me pisha, që ndodhej shumë pranë zonës së zjarrit.

Aktualisht situata është nën kontroll dhe zjarrfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit, për të mos lejuar riaktivizimin e tij. Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror, me shkurre, ferra e bar të thatë.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: