DUKAGJIN- Flakët e zjarrit kanë përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe në fshatit Theth të Dukagjinit. Të favorizuara nga era flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, dhe si pasojë është djegur një nga kullat e zonës.
“BalkanWeb” ka siguruar foto nga vendngjarja, ndërsa mësohet se nga zjarri janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Banorët e zonës dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
(el.sp/BalkanWeb)