Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të kurorës me pisha, në fshatin Veterrik në Berat.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt pishave,i favorizuar nga temperaturat e larta. Pas njoftimit të marrë, në zonën e zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëseje me 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 m2 me shkurrë e ferra, ndërkohë që fatmirësisht nuk u prek nga zjarri dhe shpëtoi pa u djegur kurora me pisha.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë disa vatra të vogla zjarri, për të shmangur riaktivizimin e tyre. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri ka qenë i qëllimshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: