Një zjarr i përmasave jo të vogla ka rënë në periferi të fshatit Vllahat, bashkia Delvinë, duke djegur ullishte.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar, përveçse banorëve të zonës, edhe shërbimi zjarrfikës i Delvinës, Sarandës, Finiqit madje edhe të Himarës.

Era që fryn shton edhe më tepër zjarrin, ndërsa pengon në shuarjen e tij, duke rrezikuar edhe banesat në fund të fshatit. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: