Një zjarr ka përfshirë aeroplanin e linjës ruse “Azimut Airlines”, i cili u ul në Antalia të Turqisë, në kushte të pafavorshme atmosferike.

Zjarri u shfaq në motor dhe të gjithë 79 pasagjerët janë evakuuar shëndoshë e mirë, transmeton HavHaber. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, dhe pista është mbyllur përkohësisht, ndaj avionët janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Nuk pati të lënduar, ndërsa avioni po fluturonte në linjën Soçi-Antalia. Zjarri filloi kur motori ra në kontakt me pistën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: