Një zjarr në bordin e një nëndetëseje ruse i ka marrë jetën 14 pjesëtarëve të ekuipazhit. Bilanci është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes.

Ekuipazhi ishte helmuar nga tymrat ndërsa nëndetësja po bënte matje në ujërat territoriale ruse, të hënën.

Ministria nuk dha detaje për llojin e nëndetëses por mediat ruse raportuan se bëhej fjalë për një mini-nëndetëse bërthamore që përdorej për operacione të posaçme.

Zjarri më pas u shua dhe anija tani ndodhet në Severomorsk, bazën kryesore të flotës veriore ruse.

Ministria e mbrojtjes nuk dha detaje për nurmrin e saktë të anëtarëve të ekuipazhit që ishin në bord në atë kohë. Sipas mediave disa pjesëtarë të ekuipazhit që mbetën të lënduar, u dërguan në spital.

Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi incidentin si një humbje të madhe për Marinën Ruse dhe shprehu “ngushëllime të sinqerta” për familjet e viktimave.

Menjëherë kanë nisur hetimi për ngjarjen e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: