Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Zjarri ka rënë rreth orës 16:00. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve ka neutralizuar shpejt flakët, ndërsa është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës private në pronësi të shtetasit A.Merko.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se në momentin që kanë shpërthyer flakët në banesë nuk ka pasur njerëz.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: