Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen  e sotme një fermë në qytetin e Maliqit.

Burime për News 24 thonë se  zjarri që ka perfshire fermën ka  djegur të gjithë bazën ushqimore ndersa janë rrezikuar edhe disa banesa që ndodheshin afër fermës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes  kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë lokalizimin e flakëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së flakëve në fermë, pasi po punohet akoma për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb