Pesë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një hotel në Bucheon, në perëndim të Seulit, raportojnë mediat e huaja. Zjarri përfshiu katin e tetë të hotelit nëntëkatësh.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, një nga viktimat ishte një klient i hotelit. Në vendngjarje janë angazhuar 46 zjarrfikëse me më shumë se 150 zjarrfikës.

“Për momentin po shuajmë zjarrin dhe po përpiqemi të shpëtojmë njerëzit”, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Provincën Gyeonggi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: