Dy pelegrinë mbetën të plagosur, ndërsa mbi 1.000 të tjerë u evakuuan gjatë shpërthimit të një zjarri që ra ditën e djeshme në një hotel, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite

Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pasi vinçi i rrëzuar në xhaminë e madhe në Mekë shkaktoi mbi 100 viktima.

Autoritetet saudite thonë se, zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katësh në lagjen “Azizija”, raporton AP.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar. Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: