TEPELENË

Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në fshatin Hormovë në Tepelenë. Mësohet se zjarri ka rënë gjatë natës në lokalin në pronësi të shtetasit R.E. e për pasojë janë djegur disa tavolina dhe karrige.

Policia ka kryer veprimet procedurale dhe nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: