Një magazinë është përfshirë nga flakët në “4 rrugët e Shijakut. Nga të dhënat paraprake mësohet se në magazinën me pajisje elektrike janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

‘BalkanWeb’ mëson se makina të shërbimit të zjarrfikëses ndodhen në terren dhe aktualisht po punojnë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: