Një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu të enjten mbrëma në një spital në Ulzen, në jug të Hamburgut, në shtetin e Saksonisë së Ulët, tha policia.

Gjashtë persona janë plagosur rëndë, tha policia në një deklaratë sot, duke iu referuar “shumë të tjerëve” të cilët u plagosën lehtë.

Zjarri shpërtheu në orën 22:45 (me orën lokale, 22:45 me orën tonë) dje dhe kur mbërritën shërbimet e urgjencës, flakët ishin të dukshme në katin e tretë dhe kishte “shumë tym”, thuhet në deklaratë.

Sipas policisë ka pasur “thirrjet për ndihmë”.

Zjarrfikëset dhe forcat policore kanë vazhduar me evakuimin e njerëzve drejt spitalit dhe kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi material në spital mund të kalojë një milion euro, gjithmonë sipas njoftimit të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: