BALLSH- Përfshihet nga zjarri rafineria e përpunimit të naftës në Ballsh. Zjarri në këtë rafineri që është në pronësi të ARMO-s, ka rënë në repartin e KOKSIT dhe shkak dyshohet çarja e një tubi gazi në këtë sektor.
Zjarri, i cili ka zgjatuar për rreth një orë është shuar nga zjarrfikësja dhe punonjës të uzinës.
Fatmirësisht nga zjarri, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Gjatë kësaj kohe dhjetëra autobote me naftë janë bllokuar në rrugë, duke mos lejuar futjen e tyre në uzinë, pasi kjo mund të shkaktonte një tragjedi.
Tre muaj më parë po në këtë rafineri pati një tjetër vatër zjarri, e për pasojë dy punonjës pësuan djegie.
Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës në Ballsh është vënë në shfrytëzim për herë të parë në vitin 1978.

(a.h/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: