Zjarr në varrezat publike në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj bëri të ditur për Balkanweb se zjarri ka rënë në një kabinë elektrike, pranë magazinës së vajit. Mësohet se vatra e zjarrit ishte në kabinën elektrike, ndërsa më pas flakët u përhapën duke vënë në rrezik edhe fabrikën e vajit.

Sipas raportimit, shkëndijat që dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin në barërat përreth saj. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët, ndërsa nga raportimet mësohet se ëhstë djegur një sipërfaqe me barëra dhe shkurre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb