Një zjarr i madh është shfaqur pak minuta më parë para lulishtes dhe parkut të fëmijëve, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Persona ende të paidentifikuar, kanë vendosur disa goma përpara Lapidarit kushtuar Pavarësisë, i kanë vënë flakën dhe janë larguar me shpejtësi.

Në momentin e zjarrit, në park dhe lulishte kishte jo vetëm banorë të lagjes por edhe fëmijë, të cilët janë tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë Repartin Zjarrëfikës. Shuarja e flakëve është kryer shumë shpejt, kjo edhe për shkak të mbërritjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse në zonën e zjarrit, që ndodhet shumë pranë stacionit të Shërbimit Zjarrëfikës.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrëvënie që tmerroi banorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: