SPANJE– Të paktën 31 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve masive në Portugali. Sipas autoriteteve, 145 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në të gjithë vendin, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Më shumë se 50 vetë janë plagosur, ku 15 janë në gjendje të rëndë si pasojë djegieve që kanë pësuar. Autoritetet kanë evakuuar qindra familje.
_98337407_410cb0e3-ce0a-4403-91cd-552f3662cd21
Një gjendje e jashtëzakonshme është njoftuar në veri të lumit Tagus, teksa më shumë se 6000 zjarrfikës po luftojë me flakët, njofton BBC.

Ndërkohë si pasojë e zjarreve, 3 persona kanë humbur jetën edhe në rajonin e Galicës në Spanjë. Ndërkohë në Irlandë një person ka humbu jetën si pasojë e uraganit ‘Ophelia’.
_98337409_f28c819e-53b5-4d0e-a90c-575d45ca4035
(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: