Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, të japë dorëheqjen për shkak të zjarreve shkatërruese që goditën shtetin e tij, duke pretenduar se politikat e tij për ujin shkaktuan katastrofën.

Zjarret, të cilat filluan në fillim të kësaj jave, kanë shkaktuar dëme në të gjithë Kaliforninë, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke detyruar më shumë se 100,000 të evakuohen. Zjarret kanë konsumuar mbi 20,000 hektarë, duke përfshirë pjesë të zonave të pasura në Los Angeles County, duke dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 2,000 shtëpi, biznese dhe ndërtesa të tjera, sipas zyrtarëve. Disa zjarrfikës thuhet se janë penguar nga mungesa e ujit në hidrantët e zjarrit.

Trump iu drejtua Newsom, duke i kërkuar atij të jepte dorëheqjen. “Guvernatori Gavin Newscum refuzoi të nënshkruante deklaratën e rivendosjes së ujit të paraqitur para tij, e cila do të lejonte miliona litra ujë, nga shiu i tepërt dhe shkrirja e borës nga veriu, të derdheshin çdo ditë në shumë pjesë të Kalifornisë, duke përfshirë zonat që aktualisht digjen në një mënyrë praktikisht apokaliptike”, shkroi ai.

Ai më tej akuzoi Newsom-in se i jepte përparësi politikave mjedisore mbi jetët njerëzore: “Ai donte të mbronte një peshk thelbësisht të pavlerë të quajtur smelt, duke i dhënë më pak ujë (nuk funksionoi!), por nuk u interesua për njerëzit e Kalifornisë. Tani po paguhet çmimi përfundimtar.”

Trump kritikoi gjithashtu presidentin amerikan Joe Biden për krizën: “PA UJË NË HIDRANTËT E ZJARRIVE, KËTË PO MË LË JOE BIDEN. FALEMINDERIT JOE!” , duke iu referuar Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb