Zjarret masive kanë përfshirë Kaliforninë duke lënë dy persona të vdekur, ndërsa mijëra persona janë evakuuar. Flakët përfshinë kontene Shasta duke shkaktuar uragane zjarri, të favorizuara edhe nga era e fortë. Sic raporton CNN, zjarret në Kaliforni kanë shkatërruar të paktën 500 ndërtesa dhe kanë rrezikuar mijëra shtepi.

Zjarrfikesit po luftojne me flakët, ndërsa janë izoluar vetëm 5 perqind e zjarreve. Aktualisht në terren janë 1700 forca zjarrëfikëse, të cilat po përpiqen të shuajnë zjarret. Një banore u shpreh për mediat se kishte pare mijëra njerëz të cilët nxitonin duke ecur ne këmbë për të shkuar në zona me te sigurta. Zjarret masive janë diçka e zakonshme për Kaliforninë, e cila vuan pasojat e temperaturave te larta dhe te thatesires.

Por sipas eksperteve zjarret e fundit kane qene me te rëndat qe përfshijnë vendin qe prej 10 vjetesh. Pak kohe me pare guvernatori Jerry Broën deklaroi se zjarret masive te nxitura nga ndryshimet klimaterike ishin shnderruar ne dick ate zakonshme dhe se flaket mund te perfshinin pyjet e Kalifornise si ne dimer ashtu edhe ne vere.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: