Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një takim në Bazën Ajrore të Farkës bëri një bilanc të punës së deritanishme të Forcave të Emergjencave sa i takon menaxhimit të situatës së krijuar nga zjarret.

Duke kujtuar tërmeti, pandeminë dhe së fundmi zjarret, Çako tha se vendi ynë ka ndërmarrë një reformë në fushën e Mbrojtjes Civile.

“Prej disa vitesh qeveria ka vendosur në prioritet menaxhimin e situatave për fenomenet me rrisk të lartë. Nisur nga vëmendja e shtuar e qeverisë, u organizua një reformë. Ligji harto politikat e qarta dhe rregullon funksionimin e mbrojtjes civile. Ligji për Mbrojtjen Civile është hartuar në politikat europiane dhe botërore.  

Jemi përballur me tërmetin, pandeminë dhe përmbytjet, e zjarret, të cilat kërkuan angazhim maksimal të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe financiare. Ashtu si në shumë vende të botës, Shqipëria u përfshi nga zjarret në disa qarqe. Zjarri në Karaburun, në malin e Dukatit, apo në Thirrë, në Kukës, Fushë-Arrëz, etj. Ndonëse u aktivizuan kapacitetet në shkallë vendi, u konsiderua e domosdoshme për ndihmë në mekanizmin e mbrojtjes, duke kërkuar asistencë në ERÇ.”, tha Çako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb