Në lidhje me situatën e vështirë në Greqi ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Tiranës lidhur me situatën emergjente të krijuar ne Athine, si pasojë e zjarreve të mëdha.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj ndërsa thekson se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ndihmojë për t’i ardhur në ndihmë Athinës, në këtë situatë të vështirë ku ndodhet kryeqyteti grek.

Ai ka komunikuar edhe me homologun e tij, Kaminis, te cilit i shprehu gatishmerine per te ndihmuar ne kalimin e situates.

“Tirana solidarizohet me miqtë tanë në Atikë/Athinë, qe po luftojnë me ferrin e vërtetë të zjarreve! Jemi të trishtuar nga humbja e jetëve dhe lutemi që zjarret të vihen nën kontroll sa me shpejt te jete e mundur. Këshilli ynë i qytetit do të japë një kontribut nëpërmjet Ambasades Greke për të ndihmuar qytetin tonë motër”, shkruan Veliaj.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb