KALIFORNI

Autoritetet e kontesë Butte theksuan se 228 persona ende rezultojnë të zhdukur, pas zjarreve në Kaliforninë Veriore, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 29.

Sherifi i kontesë Butie, Kory Hones tha në një konferencë shtypi se mendohet se 228 persona rezultojnë të zhdukur si shkak i zjarreve të rëna në Kaliforni.

Zjarri, i cili përfshiu 111 000 hektarë tokë dhe shkatërroi 6 713 prona, ka provokuar edhe  evakuimin e 52 000 banorëve, njoftuan autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb