SHBA- Zjarri në veri të Kalifornisë vijon të jetë ende aktiv, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 6.

Mediat e huaja raportojnë se vatra e zjarri vazhdon të jetë aktive në qytetin e Redding dhe në zonën përreth, ku janë shkatërruar 1,018 shtëpi si dhe 440 ndërtesa.

‘Tgcom’ shkruan se raportohet për 38 mijë njerëz që janë evakuuar. Kujtojmë se prej disa ditësh zjarri vijon të jetë aktiv, duke shkaktuar shumë dëme materiale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: