SHBA

Mijëra banorë në Kaliforni u evakuuan për shkak të zjarreve. Në zonat e prekura nga zjarret ndodheshin dhe shumë shtëpi të perzonazheve të njohur. Si shumë qytetarë dhe Lady Gaga u detyrua të braktiste shtëpinë e saj në Malibu.

Këngtëarja ditën e djeshme ka shpërndarë pica dhe kafe në një nga qendrat e shumta të evakuimit të Kryqit të Kuq në Los Anxhelos. “Sot është dita ime e preferuar e vitit – është Dita e Dashurisë Botërore. Unë ju inkurajoj juve që të bëni një akt human,” tha këngëtarja 32-vjeçare në Instagram.

Autoritetet në Kaliforni vazhdojnë kërkimet për më shumë se 200 njerëz që rezultojnë të zhdukur, ndërsa zjarre të fuqishëm kanë përfshirë pjesën veriore dhe jugore të shtetit. Numri i të vdekurve deri më tani ka arritur në 42.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb