KALIFORNI

Zjarri që ka përfshirë Kaliforninë është quajtur si më i madhi në historinë e shtetit amerikan. Flakët e zjarrit që po ‘gllabërojnë’ zonën veriore kanë shkatërruar një sipërfaqe prej 1,145.26 kilometra katrorë ose një zonë më të madhe se ajo e New York-ut.

Ndërkohë edhe bilanci i viktimave nga zjarret është rritur. Të vdekur janë 63, ndërsa numri i të zhdukurve shkon në 600. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

Të shumtë ishin edhe personazhet e famshëm, të cilët humbën shumë nga pasuria e tyre kur zjarri i shkrumboi banesat e tyre luksoze kryesisht në Malibu.

Ndërsa të paktë janë edhe fatlumët, të cilat kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, e njëri prej tyre është edhe aktori i famshëm Anthony Hopkins.

Një foto është publikuar së fundmi në internet, ku duket vila madhështore e aktorit, e cila ka mbetur e paprekur nga flakët edhe pse ndërtesa të tjera pranë saj janë shkrumbuar totalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb