Paris Hilton, Billy Crystal dhe Adam Brody janë ndër personazhet e famshëm që kanë humbur shtëpitë nga zjarret vdekjeprurëse që shpërthyen në zonën e Los Anxhelosit. Bilanci nga zjarret tragjike wshtw i rwndw, 5 persona kanw humbur jetwn, qindra shtwpi tw shkatwrruara, ndwrsa mw shumw se 130 mijw persona janw urdhwr tw evakuohen.

Zjarrfikwsit po ndeshen me probleme qw nga mungesa e ujit e deri te era e fortw e cila nxit pwrhapjen e flakwve. Pwrparimi nw luftwn kundwr vatrave, wshtw i pakwt.

Zjarret që kanë shpërthyer përreth janë përhapur edhe në Hollywood Hills.

“Jemi ende larg nga të qenit jashtë rrezikut,” deklaroi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pasi flakët, gjatë natës mes së mërkurës 8 janar dhe së enjtes më 9, arritën zonën e banuar nga yjet e Hollywood-it, midis Santa Monica-s dhe Malibu-t, duke detyruar evakuimin e 52 mijë banorëve të tjerë. Një milion e gjysmë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Flakët kanë përfshinë gjithashtu kodrat pranë Hollywood Bowl-it dhe Dolby Theatre-it, selia e ndarjes së çmimeve Oscar, duke detyruar shtyrjen e njoftimit të nominimeve për Oscar. Premierat e shumë filmave janë anuluar, si dhe regjistrimet e emisioneve si “Jimmy Kimmel Live” dhe “Grey’s Anatomy”.

Në Rrugë ka njerëz që përpiqen të largohen mes një reje të dendur tymi”, duke marrë gjithçka të mundin në atë që tashmë konsiderohet si “zjarri më shkatërrues në historinë e Los Anxhelosit”.

Sipas Los Angeles Times, deri më tani janë shkatërruar të paktën 1,900 biznese, shtëpi dhe struktura të tjera.

Paris Hilton e Billy Crystal mes atyre që humbën shtëpitë

Paris Hilton dhe Billy Crystal janë mes atyre që kanë humbur vilat e tyre. Lagje të tëra janë evakuuar, përfshirë Brentwood, ku ndodhet shtëpia e zëvendëspresidentes Kamala Harris, dhe Pacific Palisades, ku jetojnë figura të njohura si Steven Spielberg dhe Bradley Cooper. Zjarret janë përhapur me shpejtësi edhe në zonën Eaton në Altadena, rreth 40 kilometra larg lagjeve të VIP-ave.

Ben Affleck, Jamie Lee Curtis, Mandy Moore dhe Maria Shriver janë detyruar të largohen. TMZ ka filmuar Ben Affleck-un duke lënë shtëpinë e tij në Pacific Palisades me makinë, ndoshta duke shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Garner, ndonëse banon pranë, ende nuk është detyruar të evakuohet.

Leighton Meester dhe Adam Brody, Paris Hilton dhe Billy Crystal janë disa nga yjet që kanë parë shtëpitë e tyre të shkrumbohen. Po ashtu, edhe James Wood dhe këngëtarja Mandy Moore kanë humbur shtëpitë.

“Qëndroja pranë familjes sime, shikoja lajmet dhe pashë shtëpinë tonë në Malibu duke u djegur drejtpërdrejt – është një përvojë që askush nuk duhet ta përjetojë kurrë,” ka shkruar Hilton në një postim në Instagram.

“Në këtë shtëpi kemi ndërtuar shumë kujtime të çmuara. Ishte vendi ku Phoenix hodhi hapat e parë dhe ku ëndërronim të ndërtonim një jetë plot kujtime me London”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb