Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë.
Autoritetet evidentuan së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur.
“Rreziku ende nuk është shmangur.” paralajmëruan ata.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, deklaroi se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen.
Sipas zyrtarëve, mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar.
Situatën pritet ta përkeqësojnë edhe erërat me shpejtësi 80 deri në 112 kilometra në orë, të cilat sipas Shërbimit Kombëtar të Motit nisën të dielën mbrëma dhe do të zgjasin deri të mërkurën.
Në ditët në vijim, do të fotografohen dhe imazhet dhe të cilat do të publikohen në një faqe interneti, sipas guvernatorit. Kjo do t’u mundësojë banorëve të marrin informacion për gjendjen e ndërtesave pa pasur nevojë të udhëtojnë në zonat aktualisht të rrethuara. Shumë njerëz aktualisht nuk e dinë nëse shtëpia e tyre është djegur apo jo. Deri tani policia ka mundur të shoqërojë vetëm disa persona në pronat e tyre. Fotot do të përdoren edhe për të kontaktuar kompanitë e sigurimeve.
Fushata e fotografimeve filloi në fundjavë.
(BalkanWeb)