Në ditën e katërt të zjarreve në Gurë Lurë, vatrat janë drejt izolimit, ndërsa në terren janë angazhuar 98 forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile.
Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se zjarri është i përhapur në dy drejtime, ndërsa vatrat janë drejt izolimit.
Forcat e Armatosura dhe ato operacionale, përkatësisht 50 dhe 48 pjesëtarë, u angazhuan në operacione duke izoluar flakët pjesërisht për shkak se kishte një shtrirje të madhe në gjatësi dhe terreni ishte i vështirë.
Nga raportimet mësohet se për shkak të erës është favorizuar përhapja e flakëve në sipërfaqe, çka duket se ka vështirësuar punën e ekipeve që janë në terren.