Situara në Shëngjin si pasojë e flakëve pothuajse është jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa rrezikohen banesa dhe resorte turistike.

Ndërkohë nga informacionet të raportuara nga gazetari Osman Stafa për Balkanweb duket se ka një evakuim të madh nga zona e Shëngjinit. Si pasojë janë me qindra automjete që po largohen nga zona e Shëngjinit, duke krijuar rradhë kilometrike.

E gjithë zonat e Shëngjinit është përfshirë nga re tymi, çka duket se ka krijuar probleme edhe te pushuesit e akomoduar në këtë zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb