Edhe pse tashmë jemi në muajin shtator, zjarret nuk ndalen në vendin tonë. Së paku dy zjarre të mëdha janë shënuar në vend në Tiranë e Fier.


Në kryeqytet, janë përfshirë nga flakët e zjarrit kodrat e Mulletit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve.


Ndërkaq, gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb”  për zjarr edhe në pyjet e Fieri. Një vatër zjarri u shënua në pyllin e Pishporos. Në vendngjarje zjarrfikëset nga Fieri dhe Patosi si dhe efektive te policisë  së  shtetit .


Fillimisht kanë marrë flakë ferrat dhe shkurret dhe fatmirësisht nuk kanë marrë flakë kurorat e pishave. Shkaku nuk është u qartë.

Një  tjetër zjarr ka rënë në zonën kodrinore të Cakranit pasditen e kësaj të diele.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre. Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit janë në vendngjarje .

Terreni kodrinor ka bërë që forcat zjarrfikëse të kenë vështiresi për neutralizimin e flakëve. Po punohet për shuarjen e tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb