Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë një zjarr që ka shpërthyer në ishullin portugez të Madeira për një javë dhe kërcënon një pyll të listuar në UNESCO.

Vendi nuk ka parë një zjarr të tillë që nga viti 2017, kur regjistroi flakët e tij më vdekjeprurëse.

Që atëherë, numri i zjarreve në pyje është ulur me më shumë se gjysmën, kryesisht falë një fushate ndërgjegjësimi për parandalimin.

Tiago Oliveira, president i Agjencisë për Menaxhimin e Integruar të Zjarrit Rural (AGIF), thotë se puna filloi pas ngjarjeve të 2017-ës.

“Shoqëria portugeze ishte shumë e traumatizuar nga zjarret dhe në vitin e parë të fushatës në 2018, ne u fokusuam në një mesazh të qartë,” thotë ai.

Ideja prapa “Portugali ju thërret” ishte t’i nxiste të gjithë të punonin së bashku për të zvogëluar numrin e zjarreve.

Tani, agjencia ka nisur një fushatë të re që do të zgjasë deri në vitin 2026 për të reduktuar më tej këto shifra.

“Këtë vit kemi pasur 3500 zjarre, që është një rekord relativisht i mirë, sepse njerëzit e kanë konsoliduar vërtet këtë njohuri në zonat rurale,” thotë Oliviera.

Ai shton se e ka ndihmuar edhe fakti se ka qenë edhe një verë e butë pa shumë thatësi, pra nuk ka pasur shumë zjarre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb