Zjarret vazhdojnë të jenë problematikë në vendin tonë. Vatrat e zjarrit janë akoma aktive në zonën e Bulqizës. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se zjarri i rënë përfshihet në ekonominë bujqësore të njësisë administrative të Zerqanit.

Flakët kanë përfshirë pyjet në Zerqan që prej ditës së djeshme në orën 16.00 dhe aktualisht vatra është aktive dhe po punohet për ta shuar nga zjarrfikëset e Bulqizës, Sektori i Pyjeve në Bashkinë Bulqizë,  Inspektorati i Pyjeve dhe banorë të zonës.

Zjarret En Bulqize
Zjarret En Bulqize

Si shkak i rënies së zjarrit, deri tani janë përshkruar rreth 5 hektarë pyje dushku dhe nuk ka dëm ekonomik. Po ashtu në territorin e Bashkisë Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonominë pyjore Ramnagore në zonën e Gollobordës, ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe. Përgjegjësi i Inspektoratit të Pyjeve Shaqir Izvira shprehet se zjarri në Gollobordë është izoluar që dje.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: