Komiteti i Mbrojtjes Civile, në Prefekturën e Kukësit, kanë bërë një pasqyrim të vatrave të zjarreve atje.
Në njoftim thuhet, se vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, vazhdon të jetë aktive. Për të neutralizuar atë, në terren, ndodhen 10 forca zjarrfikëse dhe 6 punonjës të pyjores.
Në Bashkinë e Tropojës, janë evidentuar 2 vatra zjarri që janë ende aktive, më konkretisht në fshatrat Betoshë dhe Lekbibaj. Në këtë zonë janë angazhuar gjithsej mbi 20 forca operacionale.
Njoftimi i Prefekturës Kukës:
Njoftim i Komisionit të Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukes.
Situata e vatrave të zjarrit të rëna në Qarkun Kukës aktualisht sipas bashkive është:
Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit të rënë në pyll pishe në Maja e Rrunës (Laku I mollave) vazhdon të jetë aktive. Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri qe nga mengjesi i kesaj merkure janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjore
10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të NjA Malzi, 20 forca nga komuniteti I zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë Nj. Ad Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi Nj .Ad Margegaj. Dhe sot sipas informacioneve të marra nga bashkia Tropojë janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punon
4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës.
(BalkanWeb)