Në zjarret pyjore që vazhdojnë në veri të rajonit në Uellsin e Ri Jugor (NSW) të Australisë dhe të cilat janë përhapur tek vendbanimet, kanë humbur jetën 2 persona, janë plagosur 30 të tjerë ndërsa 7 persona llogariten si të zhdukur.


Sipas lajmit në institucionin publikues australian, në pjesën rurale të NSW, për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë prej dy ditësh nën ndikimin e motit të nxehtë prej 35 gradë celsius dhe erërave të forta, shumë persona kanë mbetur të bllokuar ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar.


Si pasojë e zjarreve që vazhdojnë në veri të rajonit dhe në pjesën bregdetare kanë humbur jetën 2 persona dhe janë shkatërruar të paktën 100 shtëpi. Gjithashtu vazhdojnë punimet e kërkimit për 7 persona të zhdukur.


Kryetarja e bashkisë Carol Sparks, e cila ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën në afërsi të zonës Glen Innes ku zjarret janë efektive tha se “Kanë humbur shkolla, janë djegur njerëz dhe shtëpi, janë humbur jetë. Njerëzit kanë luftuar për të shpëtuar shtëpitë e tyre dhe duhej që të largoheshin”.

Ndërsa zv.komisari i Shërbimit zjarrfikës në rajonin NWS ka bërë të ditur se “Kemi bërë më të mirën për të dërguar ndihmë për njerëzit, kemi dërguar helikopterë dhe jemi përpjekur të arrijmë tek njerëzit”.

Më shumë se 70 avionë dhe 1.000 zjarrfikës janë mobilizuar për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar në rajon si dhe për të shuar zjarret që ende kërcënojnë vendbanimet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb