NGA: DORJANA BEZAT
TIRANE
– Quhet Përparim Boshnjaku, është 45 vjeç dhe ka 26 vite që shërben në shërbimin zjarrfikës. Ai është një nga punonjësit zjarrfikës, që luftuan me flakët në katin e tretë të nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare duke shpëtuar shumë libra nga fondi i kësaj biblioteke. Për “News 24” ai rrëfen se si luftoi me flakët që ato të mos përhapeshin më tej.

“Me të marrë informacionin e vlerësuam, sepse është institucion i rendësish se veçantë. Njoftuam stacionet e tjera. Kishim vështirësi, kishte përmasa se ishte minus 3. Ndërhymë me mjetet që kishte Biblioteka.”, tha Boshnjaku. Ai qëndroi për më shumë se 2 orë pranë vatrës së zjarrit duke konsumuar 6 bombola oksigjeni, e për pasojë pati edhe një komplikacion shëndetësor. “Sistemi që përdorim është bombola oksigjeni të presuar, që thanë mushkëritë”, theksoi ai.

Përparimi thotë se për të shmangur këto incidente ai stërvitet çdo ditë. Për të ndërhyrë në institucione të tilla si Biblioteka ai është trajnuar edhe jashtë vendit si në Slloveni, Çeki e Mal të Zi në kurse të organizuara nga Komuniteti Evropian. Aktualisht Përparimi mban gradën Komandant grupi dhe në çerek shekulli karrierë ai numëron shumë raste emocionuese kur ka shpëtuar jetë njerëzish apo edhe kafshë shtëpiake, po ashtu edhe një rast shumëfish i vështirë kur ka luftuar me flakët në një pallat ku ishin edhe 2 vajzat e tij.

“Rasti me emocionues kur shpëton njerëz ose kafshe të dashura. Më i rrezikshëm, kur rrezikoheshin dhe fëmijët e mi”, pohoi 45-vjeçari. Pavarësisht se punojnë në situata shumë të rrezikshme zjarrfikësit nuk marrin ndonjë trajtim të veçantë nga shteti, madje edhe mjetet kryesore të punës i kanë siguruar me donacione, prandaj Përparim Boshnjaku i bën një apel shtetit që t’i përkrahë më shumë zjarrfikësit.
“I bëj apel shtetit. Duhet të tregojë më shumë vëmendje për zjarrfikësit, sepse janë heronj”, e mbyll rrëfimin Përparim Boshnjaku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb