Krahas përballjes me zjarret e rastet e shpëtimit të jetëve njerëzore e pronës, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë së Tiranës i duhet të ndihmojë edhe kafshët në vështirësi.

I tillë është ky që pasqyrohet në këto foto, ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga një qytetare për të shpëtuar macen e saj. E zonja e maces kishte njoftuar zjarrëfikset që të ndërhynin për të shpëtuar macen e saj, e cila siç bën të ditur ajo, kishte disa orë që qëndronte në majë të një selvie prej nga nuk zbriste dot më.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me të marrë këtë njoftim punonjësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe pa humbur kohë kanë nisur punën. Dhe pas disa minutash kanë mundur ta shpëtojnë macen dhe t’ia kthejnë të zonjës së alarmuar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi disa foto nga ky moment: “Po si hipe aq lart o xhan. Fill pas sinjalizimit, ekipi i Policisë Bashkiake dhe zjarrfikësit e Tiranës kthyen kotelen që kish mbetur në pemë, tek e zonja”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb