Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet.

Një zjarr ka përfshirë kabinën e transformatorit në katin e parë të një pallati në rrugën “Foto Xhavella”, rreth orës 14:10 të datës 4 prill 2025.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën evakuimin e banorëve, ndërsa forcat zjarrfikëse arritën të neutralizojnë flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që banorët janë rikthyer në banesat e tyre pasi situata u vu nën kontroll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb